Botë e Çuditshme

U përpoq të hyjë në aeroport me breshka të fshehura në trupin e saj, gruaja kapet nga agjencia e sigurisë!

Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA), një agjenci sigurie me seli në SHBA, tha se një grua nga Florida u kap duke fshehur dy breshka në reçipeta ndërsa kalonte nëpër një pikë kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit. Identiteti i gruas nuk u zbulua. Agjencia e sigurisë zbuloi se njëra nga breshkat nuk mbijetoi.

“Miq, ju lutem, ndaloni së fshehuri kafshët në vende të çuditshme në trupin tuaj dhe më pas së përpjekuri t’i kaloni fshehurazi përmes sigurisë së aeroportit”-tha TSA. “Ne duam që ju të jeni në gjendje të udhëtoni me kafshët tuaja shtëpiake, por ju lutem udhëtoni me to në mënyrë të sigurt.” Breshka që mbijetoi iu dorëzua Departamentit të Peshkimit dhe Jetës së Egër të Floridas.

Ndërkaq, ardhja e kafshëve të reja të egra në botë është gjithmonë një pamje magjepsëse dhe breshkat nuk bëjnë përjashtim. Të shohësh ato të dalin nga rëra është një gjë e rrallë dhe një video e publikuar së fundmi ka prekur shumë njerëz. Dikush që ka hasur rastësisht këtë përvojë të mrekullueshme, ka vendosur të regjistrojë momentin dhe ta ndajë me të tjerët. Shumë komentuan se skena ishte vërtet magjike dhe një grua shtoi se po të kishte qenë atje, do të ishte tunduar të ndihmonte breshkat e vogla të arrinin më lehtë në det. Për fat të mirë, ky grup breshkash të vogla nuk kishin nevojë për ndihmë.