Top Channel ka siguruar momentin e shpërthimit të makinës pas përplasjes me një betoniere në Fushë-Prezë, me pasojë katër viktima. Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht rreth mesnatës. Nga hetimet rezultoi se makina që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç, u përplas me betonieren.
Shoferi i saj, i identifikuar si Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes, por jo për një kohë të gjatë dhe u shoqërua në Komisariat. Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç e Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit.