Në Monaco u hodh shorti i fazës së grupeve të Champions League, ku morën pjesë 32 skuadra, që u ndanë në 8 grupe me nga 4 skuadra. Përballje të mëdha pritet të ketë në Grupin B, ku u shortuan Barcelona, Tottenham dhe Interi, apo në Grupin H, ku Juventusi dhe Manchester United pritet të rivalizohen ashpër nga Valencia.