Ikona e kinemasë italiane, Monica Bellucci, ka rrëmbyer vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Taormina, ku u shfaq në krah të partnerit të saj, regjisorit të njohur Tim Burton.
Aktorja 60-vjeçare mahniti me një fustan të zi elegant, të zbukuruar me dantella, që theksonte hijeshinë dhe finesën e saj.
Fustani me detaje të rafinuara dantelle në krahë dhe anash, si dhe me palosje të lehta në fund, i dha paraqitjes së Bellucci-t një kombinim të dramës dhe elegancës.
Ajo e plotësoi look-un me taka të zeza dhe një çantë të vogël të stilit klasik.
Në krah të saj, Tim Burton, 66 vjeç, u shfaq me një kostum të errët dhe kravatë, duke i dhënë çiftit një pamje të përkryer për mbrëmjen gala.
Çifti pozoi i qeshur dhe i qetë përpara kamerave, duke konfirmuar sërish lidhjen e tyre që nisi në tetor të vitit 2023.
Monica ndodhej në festival për të prezantuar shfaqjen e filmit klasik “Malèna” të Giuseppe Tornatores, i cili u projek tua në Teatrin Antik Grek me kapacitet 4,500 vendesh.
Ky moment kishte një domethënie të veçantë për aktoren, e cila dikur vuante nga skenofobia, por që sot është kthyer në një figurë të fuqishme të skenës falë suksesit të saj me “Maria Callas: Letra dhe Kujtime”.
Nga rolet e paharrueshme në kinema, te suksesi në teatër dhe përfshirja e saj në filmin e ri “Beetlejuice Beetlejuice” nën regjinë e Burton, Bellucci vazhdon të dëshmojë se klasi dhe talenti nuk njohin moshë.
Ndërkohë, Burton është në përgatitjet e fundit për sezonin e dytë të hitit “Wednesday” në Netflix, duke e bërë çiftin një ndër më të admiruarit në botën e artit dhe filmit sot.