Aktualitet

Morën peng 32-vjeçarin në Tiranë, zbardhen detaje, autorët e dhunuan për para!

Dëshira për para të shpejta i çuan në pranga dy të rinj ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, bashkë me të afërmin e tyre 28 vjeçar, morën peng në kryeqytet një 32 vjeçar duke e detyruar ti japë një shumë parash.

Ngjarja ndodhi në muajin mars ku të 3 e morën me forcë 32-vjeçarin dhe e mbajtën për disa orë në një ambient privat në Xhafzotaj, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Pas kallëzimit të të dëmtuarit policia arrestoi 2 prej autorëve dhe shpalli në kërkim të tretin.

LEXO EDHE: Mbeti i bllokuar në dritaren e banesës që po grabiste, humb jetën grabitësi në Fier!

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme. Ndërkohë policia po thellon hetimet për të sqaruar gjithë rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE: “Me fakte do të tregojmë sa larg janë të gjitha ato që thuhen për Shqipërinë dhe korrupsionin”, Rama: Kemi marrë raportin e BE për…