Aktualitet

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Një sherr mes dy adoleshentëve në Maliq ka agravuar në përdorimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq. Sipas policisë, adoleshenti i plagosur po merr mjekim në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital,  jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Zbardhen detaje nga sherri mes adoleshentëve në Korçë:

Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.

LEXO EDHE: 38-vjeçarja gjendet pa jetë brenda makinës tek Liqeni i Thatë, dyshohet vetëvrasje!

Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.  I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.