Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ndjeshëm nga jeta personale, duke treguar se ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
Në një postim në InstaStory, ajo publikoi një foto nga shtrati i spitalit, ku shfaqej me një fashë në zonën e barkut, e veshur me tuta të bardha dhe telefonin në dorë. Në sfond dalloheshin qartë elementet e një dhome spitalore.
Në mbishkrimin që shoqëronte foton, Morena rrëfeu se muajt e fundit kanë qenë të mbushur me sfida, duke përfshirë probleme shëndetësore në familje dhe situata stresuese.
Kam kaluar shumë ulje-ngritje, me stres dhe probleme shëndetësore të babait tim, por edhe momente të bukura. Ju lutem, jetoni jetën pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe çdo moment duhet vlerësuar
-shkroi ajo, duke falënderuar fansat për mesazhet e mbështetjes.
Aktualisht nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të artistes.