“Morning Reset”/ Rutina e mëngjesit që po ndryshon shëndetin mendor të mijëra njerëzve!

Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë, telefoni ndizet para syve tanë, dhe mendja rrëshqet menjëherë në stresin e ditës, një trend i ri wellness po fitohet vrull në TikTok, Instagram dhe podcast-et e shëndetit: “Morning Reset”. Kjo nuk është thjesht një rutinë e zakonshme e mëngjesit, por një ritual i strukturuar që synon rivendosjen e gjendjes emocionale që në orët e para të ditës.

Ndryshe nga koncepti tradicional i “produktivit të mëngjesit”, ku theksi vendoset te listat e detyrave, vrapimet e hershme dhe presioni për të qenë “efektiv”, “Morning Reset” fokusohet në qetësinë, praninë dhe vetëdijen. Qëllimi i tij është të ndërtojë një fillim të butë, që e çon mendjen dhe trupin në një gjendje të balancuar, para se bota të kërkojë diçka prej nesh.

Rituali përbëhet nga 4 hapa:

1. Zgjim i qetë, pa telefon për të paktën 20 minuta. Kjo shmang shpërthimin e dopaminës që shkaktohet nga rrjetet sociale.

2. Hidratim dhe ushqim i lehtë, shpesh ujë me limon, çaj jeshil ose smoothie me fibra. Qëllimi është të sinjalizojmë trupin se dita fillon me kujdes, jo me stres.

3. Lëvizje e butë: stretching, yoga, ecje 10-minutëshe, ndonjëherë edhe thjesht hapja e trupit. Trupi zgjohet para mendjes.

4. Qëllimi i ditës: një fjali e shkurtër, por e fuqishme, që orienton energjinë. Jo një listë, jo detyrime, vetëm një fokus. P.sh.: “Sot unë zgjedh qetësinë.”

Psikologët e lidhin këtë trend me nevojën e njeriut modern për të krijuar mikro-hapësira qetësie brenda ditës. Trupi lëviz nga gjendja e stresit kronik (ku shumica prej nesh ka ngecur) drejt gjendjes së sistemit nervor parasimpatik, zona ku trupi shërohet, tret, pushon dhe rigjeneron. Rituali është përqafuar nga influencuese si Hailey Bieber, Matilda Djerf, si dhe nga ekspertë të wellness si Dr. Nicole LePera, të cilat e theksojnë se shëndeti emocional nuk kërkon luks të madh, por ritualitet dhe qetësi të vogla të përditshme.