Celebrities Film & Tv Gossip

Çfarë po ndodh në “Big Brother VIP 5”/ Miri dhe Rogerti në nominim kokë më kokë?!

Ditën e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, banorët janë përballur me disa të papritura, për të cilat ata nuk duhej të reagonin. Në një moment, në ekranin e madh në living u shfaq një foto ku tregonte sikur Rogerti dhe Miri janë në nominim kokë më kokë dhe pyetja për publikun ishte “kë doni të shpëtoni?”. Miri e pa imazhin në fjalë dhe nuk reagoi.  Pas tij e vunë re edhe Mateo me Brikenën, ku kjo e fundit e komentonte por duke bërë sikur po flet për diçka tjetër. Kujtojmë se gjatë kësaj sfide kanë hyrë dhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme, si Seno dhe Kristi. Jo vetëm kaq, pasi në led janë shfaqur edhe lajme të rreme si për shembull që Gimbo është arrestuar.

Burimi: Gazeta Shqip