Pas deklaratës së fortë të bërë në Prime-n e së martës, ku Selin u shpreh se largimi i Gimbos nga shtëpia nuk do t’i shkaktonte asnjë ndjesi të veçantë, marrëdhënia mes dy banorëve ka marrë një drejtim krejt të papritur.
Ajo që fillimisht u perceptua nga publiku si një simpati e lehtë dhe pa shumë peshë, tashmë po shfaq shenja të qarta afrimi.
Ditët e fundit, Selin dhe Gimbo janë parë pothuajse gjithmonë bashkë, duke kaluar më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke krijuar momente që nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Kulmi i këtij afrimi u shënua mbrëmjen e kaluar, kur Selin u ngrit nga krevati i saj dhe vendosi të shtrihej pranë Gimbos. Ky i fundit reagoi duke e përkëdhelur, një skenë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve të tjerë.
Situata nuk i shpëtoi as ironisë së Mateos, i cili ndodhej në krevatin ngjitur. Me batuta, ai iu drejtua Selinit duke thënë:
E shikon çfarë trajtimi?! 10 nga 10
-duke shtuar edhe më shumë zhurmë rreth momentit.
Këto zhvillime kanë ndezur diskutime të shumta brenda shtëpisë dhe jashtë saj, ndërsa publiku po pyet veten nëse mes Selinit dhe Gimbos po lind diçka më shumë sesa një pëlqim i thjeshtë, apo nëse bëhet fjalë për një strategji loje që sapo ka nisur.