Aktualitet

Mot i keq, me shira e shtrëngata në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut ishin prezente që në orët e para, me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe mënyrë të izoluar reshjet e shiut janë edhe në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës, humbasin territor e intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 1000-1100 metër në verilindje – juglindje ka reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era fryn me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës arrin shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/11
Re shi

Kukës
12/14
Re shi/borë

Lezhë
12/13
Re shi

Dibër
6/9
Re shi/borë

Durrës
12/15
Re shi

Tiranë
13/15
Re shi

Elbasan
11/15
Re shi

Berat
11/16
Re shi

Vlorë
12/16
Re shi

Korçë
5/9
Re shi/borë

Gjirokastër
10/15
Re shi

Sarandë
12/16
Re shi