Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti mbetet me vranësira, si dhe me alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.
Fillimisht pati prani të reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike (në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër) ndërsa pjesa tjetër e territori me intensitet të ulët. Gjatë ditës pati reshje të herëpashershme shiu me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër dhe rreth orëve të mesditës ka ndërprerje të përkohshme të reshjeve.
Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme, me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë, shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/19
Re shi
Kukës
15/22
Re shi
Lezhë
14/21
Re shi
Dibër
10/20
Re shi
Durrës
14/25
Re shi
Tiranë
15/24
Re shi
Elbasan
15/23
Re shi
Berat
14/25
Re shi
Vlorë
16/24
Re shi
Korçë
9/19
Re shi
Gjirokastër
14/25
Re shi
Sarandë
16/26
Re shi