Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Pagëzimin e Zotit Jezus Krisht dhe me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” të Durrësit.
Ndërkaq në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit në kishë, ishte parashikuar që Kryepiskopi të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik në port, por për shkak të motit ky ritual nuk do të bëhet.
Ndërkohë, besimtarët në Berat sfiduan motin e keq. Tetë djem të rinj u hedhën në lumin Osum. Kryqi u hodh nga Mitropoliti imzot Asti i ndjekur nga qytetarë. Ishte 15-vjeçari Fabio Naço (Niko Dhima emri i pagëzuar) i cili mori kryqin.
Moti i keq me shira të rrëmbyer ka sjellë problematika në shumë zona të vendit si Durrës e Lezhë apo rënie grurësh në verilindje e në jug.
Po ashtu, pasojat nuk kanë kursyer as Malësinë e Madhe. Rrugët kryesore u mbushën me ujë, ndërsa në disa lagje uji hyri edhe në oborret e shtëpive.
Si pasojë e prurjeve të shumta të përroit të “Thatë”, rruga që lidh fshatrat Kamicë dhe Flakë është bërë e pakalueshme.