Aktualitet

Moti në vend, rikthehen reshjet e dëborës!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti në vend është i paqëndrueshëm, me kthjellime e vranësira, të shoqëruara herë pas here me reshje shiu, ndërsa në zonat malore me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale regjistrohen në Peshkopi (-1°C), Kukës dhe Korçë (2°C). Ndërsa temperaturat maksimale arrijnë deri në 18°C, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Durrësin, Tiranën, Elbasanin e Gjirokastrën në jug.

Temperaturat minimale dhe maksimale për disa qytete kryesore:

Shkodër: 3°C / 15°C – diell, vranësira dhe shi

Kukës: 2°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë

Lezhë: 8°C / 14°C – diell, vranësira dhe shi

Peshkopi: -1°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë

Durrës: 5°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi

Tiranë: 7°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi

Elbasan: 10°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi

Kuçovë: 5°C / 21°C – diell, vranësira dhe shi

Vlorë: 9°C / 17°C – diell, vranësira dhe shi

Korçë: 2°C / 5°C – diell, vranësira, shi/borë

Gjirokastër: 0°C / 18°C – vranësira dhe shi

Sarandë: 8°C / 18°C – vranësira dhe shi

Bajram Curri: -1°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë