Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët ishin prezente që në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht shtrihen dhe në pjesën tjetër të vendit.
Gjatë ditës, reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët bëhen prezente në pjesën më të madhe të territorit, hera – herës me shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje ka reshje bore me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, era fiton shpejtësi deri 18 m/s.