Sport

Mungojnë vetëm 7 emra! Mësoni të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve

Liga e Kampioneve të këtij edicioni mbyllet këtë të shtunë me finalen e madhe mes Interit dhe PSG-së. Por ndërkohë, është krijuar një ide e qartë e numrit më të madh të skuadrave që do të luftojë për trofeun në edicionin e ardhshëm.

Meqë pjesa më e madhe e kampionateve kryesore kanë përfunduar dhe janë caktuar emrat e ekipeve, tashmë janë të njohura 29 skuadrat nga 36 skuadrat e fazës në grupe të turneut të edicionit 2025-2026. Skuadrat që mungojnë janë pikërisht ato 7 të cilat do të vijnë nga kualifikueset e këtij turneu, për të plotësuar tablonë e plotë të tij.

Paralelisht me emrat, ka edhe një ndarje të shumë prej tyre në vazot përkatëse për shortin në bazë të koeficientit që mbajnë në UEFA, me dilemat që kanë mbetur të cilat do të zgjidhen vetëm pasi të kenë përfunduar kualifikueset e të jenë plotësuar të 36 ekipet.

EKIPET E KUALIFIKUARA

VAZO 1: Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih. Liverpul, PSG, Inter, Çelsi, Borusia Dortmund, Barcelona

VAZO 2: Arsenal, Bajer Leverkusen, Atletiko Madrid, Atalanta, Vijareal, Juventus, Eintraht Frankfurt

VAZO 2/3: Totenhem, PSV Eindhoven

VAZO 3: Ajaks, Napoli, Sporting Lisbonë, Olimpiakos, Slavia Pragë, Olimpik Marsejë

VAZO 3/4: Monako, Gallatasaraj, Union SG

VAZO 4: Atletik Bilbao, Njukasëll