Bota

Musk vijon sulmet ndaj Trump: Ish-këshilltari i presidentit është në dosjet Epstein!

Miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke pretenduar se ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, figuron në dosjet e Jeffrey Epstein.Miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke pretenduar se ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, figuron në dosjet e Jeffrey Epstein.

“Bannon është në dosjet e Epstein”, shkroi Musk të martën në platformën X, duke iu përgjigjur një postimi të ish-këshilltarit tjetër të Trump, Roger Stone.

Stone ngriti pikëpyetje mbi takimet e supozuara mes Bannon dhe financierit të ndjerë, i dënuar për krime seksuale. “Pse do të takohej Bannon me Jeffrey Epstein si në shtëpinë e tij në Nju Jork ashtu edhe në Paris, pasi Epstein u dënua për krime seksuale në Florida? Pse do ta stërviste Epstein për paraqitjen e tij 60-minutëshe?”, shkroi Stone.

Akuzat e Musk ndaj Bannon vijnë vetëm pak javë pasi ai tronditi opinionin publik me pretendimin se edhe Donald Trump figuron në dosjet e Epstein.

 “Koha për të hedhur bombën vërtet të madhe: Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh një ditë të mbarë, DJT!”, shkroi Musk në fillim të qershorit.

Sakaq, ekipi i Steve Bannon nuk ka reaguar ende përballë akuzave të rënda të ngritura nga Musk.