Showbiz

Muzeu kombëtar “Shtëpia e Gjetheve” vlerësohet me çmimin e parë në Paris

Edhe pse ka vetëm 2 vite që është hapur, muzeu kombëtar “Shtëpia e Gjetheve” më i riu në Shqipëri ka rrëmbyer çmimin e parë në një konkurs në Paris.

Mësohet se muzeu shqiptar ka arritur të sigurojë 11 vota pro në komisionin e vlerësimit gjë që i ka mundësuar vendin e parë, shkruan Top Channel.

Muzeu shërben si përkujtim për dhunën psikologjike por jo vetëm, të regjimit komunist e i kontrollit të qytetarëve përmes përgjimeve nga ish-sigurimi.

Qytetarë shqipëtarë e të huaj mund të mësojnë më tepër rreth viteve të vështira të diktaturës në Shqipëri që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjen dhe shpirtrat e njerëzve.

E quajtur “Shtëpia e Gjetheve” për shkak të gjetheve kacavjerrëse që rrehtojnë muret e saj. E konceptuar në 9 seksione, muzeu përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçanshtetë.