Showbiz

Na kishte munguar një performancë live nga Rita Ora

Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare ka shkëlqyer me perfomancën e saj në një event të organizuar nga gjigantja e veshjeve “Shein”.

Ajo performoi në sfilatën e kompanisë së quajtur “Walk Your Wonderful”, ku u paraqit koleksioni i ri.  “Anywhere” është hiti që performoi Rita duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit.

Ajo kishte zgjedhur që të vishej e gjitha në të zeza dhe me gjysmën e flokëve të kapura lart.