Përparimet teknologjike po sjellin revolucion edhe në fushën e eksplorimit hapësinor. Pajisje si teleskopët hapësinorë janë përmirësuar ndjeshëm, duke i dhënë shkencëtarëve mundësi të reja për të zbuluar misteret e universit.
Së fundmi, NASA ka ndarë me publikun një nga imazhet më mbresëlënëse të galaktikës së njohur si Rrasa e Madhe e Magelanit (Large Magellanic Cloud), një moment që konsiderohet historik në fushën e astronomisë.
Kjo galaktikë, e vendosur rreth 160,000 vite dritë larg, në yjësitë Dorado dhe Mensa, është galaktika më e madhe satelitore e Rrugës së Qumështit.
Edhe pse konsiderohet një “xhuxhe”, ajo ka një strukturë të pasur dhe të ndërlikuar që ka ngjallur gjithmonë kuriozitetin e shkencëtarëve.
Imazhi është realizuar nga Teleskopi Hapësinor Hubble, përmes Kamerës së tij me Fushë të Gjerë 3, duke përdorur pesë filtra të ndryshëm të dritës.
Këta filtra lejojnë kapjen e gjatësive specifike të valëve të dritës – shumë prej të cilave janë të padukshme për syrin e njeriut. Kombinimi i tyre ka prodhuar një panoramë ngjyrash të ndezura që studiuesit i përshkruajnë si “karamele pambuku me ngjyra të ndezura”.
Ky zbulim jo vetëm që pasuron arkivin vizual të universit, por edhe hap rrugën për kërkime të mëtejshme mbi strukturën dhe evolucionin e galaktikave fqinje me tonën.