Gjesti dhe Rizarta kanë kaluar dy javë duke fjetur bashkë në të njëjtin krevat në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, si pjesë e një dënimi të vendosur nga “Vëllai i Madh”.
Ky vendim erdhi pas një veprimi të Gjesti, si lider i shtëpisë, që zgjodhi Rizartën për të fjetur me të dhe largoi Eglin, pas hapjes së një zarf nga “valixhja e tundimeve”.
Sot shënohet nata e fundit e këtij dënimi, dhe gjatë një bisede, Rizarta ia kujtoi këtë fakt Gjesti, i cili me humor dhe provokim u shpreh se do të përqafohen dhe “do të bëjnë tmerrin” në natën e fundit.
Edhe sonte do flesh me mua? Sonte do të bëjmë tmerrin, u kry
Ky moment ka ngjallur kuriozitetin e publikut, duke shtuar dinamikën dhe tensionin mes dy banorëve.
Në bisedën e tyre, Gjesti pyeti Rizartën nëse do të flinte sërish me të, ndërsa ajo i konfirmoi se do të jetë natë e fundit për ta.
Je duke luajtur filma me Aldon, ke nis duke bërë regjisoren. Sonte më merr në gji se jam sëmurë, seriozisht
Ky moment është bërë pjesë e diskutimeve të shumta në mediat sociale, duke e rritur edhe më tej interesin për marrëdhënien dhe lojën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.