Aktualitet

Ndalet puna tek ‘Unaza’, ARRSH: Në pritje të vendimit të shpronësimeve!

Ka kaluar më shumë se dy muaj që kur u shpallën fituesit e tenderit për rindërtimin e segmentit të Unazës së Re nga sheshi “Shqiponja” e deri tek Pallati me shigjeta, por puna në terren nuk ka nisur ende. Në lotet ku tenderi nuk është anuluar, është bërë vetëm heqja e pemëve dhe përcaktimi i perimetrit të kantierit. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se puna nuk ka nisur pasi nuk ka dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet. Ky dokument pritet të miratohet nga qeveria së shpejti dhe më pas pritet të nisë puna për projektin.