Rajoni

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, sot ditë zie në Kosovë!

Presidentja në Detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të sotmen, ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qoses.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen institucionale ndaj njërit prej personaliteteve më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet, shkroi Haxhiu.

Gjatë ditës së zisë shtetërore, flamujt janë vendosur në gjysmështizë, në të gjitha institucionet shtetërore e publike të Republikës së Kosovës.

Akademik Rexhep Qosja ndërroi jetë një ditë më parë, në moshën 89 vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në prani të rrethit të ngushtë familjar, sipas amanetit të të ndjerit.