Edhe kjo seancë plenare nuk ndryshon nga të kaluarat në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Opozita mban të bllokuar foltoren, kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, duke mos lejuar zhvillimin normal me pikat e rendit të ditës. Kryedemokrati Basha: “Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj “. Kryeparlamentari Ruçi kishte një sugjerim për kërkesën e kreut të Opozitës. “Bëj kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin dhe Kuvendi do ta shqyrtojë. Thirreni në mocion”. Për momentin, seanca plenare është ndërprerë.