Një grua nga Vlora nuk iu mbijetoi dëmtimeve fizike nga dhuna e bashkëshortit e ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku u dërgua në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se arrestoi autorin e dyshuar, i moshës 70 vjeç ndërsa viktima ishte 64 vjeçe. Për momentin nuk ka shumë detaje lidhur me ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër zyrtar nga blutë e Vlorës. Materialet procedurale në ngarkim i kaluan prokurorisë.
Njoftimi zyrtar:
Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen, 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Një 38-vjeçar përfundoi në prangat e efektivëve të Komisariatit numër 3 në kryeqytet. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.M., i cili rezulton banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi policor:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.