Në mbrëmjen e ditës së djeshme ka ndërruar jetë regjisori dhe aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja.
Ai u shua në moshën 77-vjeçare pasi prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rikard Ljarja ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.