Futbollisti Lionel Messi mbërriti në Kalkuta të Indisë si pjesë e turneut të tij “GOAT India Tour” që përfshin katër qytete, duke krijuar entuziazëm midis tifozëve të futbollit. Ndërsa shumë prej tyre ndanë pritjet e tyre për të parë yllin e futbollit, historia e një çifti të sapomartuar ka tërhequr vëmendje të veçantë. Ata zbuluan se e anuluan muajin e mjaltit vetëm për ta parë Messin personalisht.
#WATCH | West Bengal | A fan of star footballer Lionel Messi says, "… Last Friday we got married, and we cancelled our honeymoon plan because Messi is coming as this is important… We have been following him since 2010…" pic.twitter.com/9UKx0K9dGy
— ANI (@ANI) December 13, 2025
Gruaja tha se ajo dhe bashkëshorti i saj u martuan së fundmi më 5 dhjetor. Ajo shpjegoi se ata i anuluan planet e tyre për muajin e mjaltit për shkak të vizitës së Messit. Çifti e ka ndjekur Messin që nga viti 2010, kështu që i dhanë përparësi kësaj ngjarjeje. Burri tha se të shihte legjendën e futbollit ishte më e rëndësishme për ta sesa muaji i mjaltit.
Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim për të parë 8 herë fituesin e ‘Topit të Artë’, por parada e tij zgjati jo më shumë se 10 minuta. Kjo për shkak se argjentinasi u bezdis shumë nga disa VIP-a të Indisë, të cilët i qëndronin pranë në çdo hap që ai hidhte.
Për pasojë tifozët e panë shumë pak Messin dhe në stadium vazhduan trazirat, duke sjellë shkatërrimin në masë të tij. Një tifoz u shpreh se paguan deri në 114 euro dhe për asnjë çast nuk arriti ta shohë Messi-n. Pavarësisht kësaj argjentinasi do vijojë turin në vende të tjera të Indisë ku fillimisht inaugurojë statujën e tij 21 metra të lartë.