Një ekspert i makinave pohon se shoferët zakonisht e hapin derën e makinës së tyre gabimisht duke rrezikuar potencialisht jetën e tyre. Eksperti rekomandon përdorimin e metodës ‘Dutch Reach’ për të hapur derën e makinës, pasi ju ndihmon të shihni më mirë se çfarë ndodh mbrapa. Kjo metodë varet se në cilën anë të makinës gjendeni. Për të kuptuar këtë metodë, shikojeni videon më poshtë.
Në rast se jeni në anën e shoferit në makinë, duhet fillimisht të hapni derën me dorën e djathtë dhe mund të keni mundësi të shikoni se çfarë keni mbrapa. Ndërkaq në anën tjetër, duhet ta bëni të kundërtën. Kjo metodë i ndihmon drejtuesit apo pasagjerët të shohin për çiklistët që vijnë nga afër dhe çdo rrezik tjetër të mundshëm.