700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike. Në apelin e publikuar nga gazeta “Liberation” ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale. Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale. Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit në Vitin 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 grad Celcius. Por ata kanë theksuar se një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie. Ndërkaq ne apelin e tyre thuhet se: “Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me “ndryshime të menjëheshme deri në vitin 2023”.