Në një tjetër reagim pas arrestimit më 10 shkurt, Erion Veliaj publikon pjesë nga debatet që pati në seancë me prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado.
Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.