Showbiz

Në 24 orët e fundit, 4 raste të reja me Covid-19, shkon në 55 numri i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë testuar 42 persona për Covid-19, dhe vetëm 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin total në 55. Tirana vazhdon të ketë numrin më të madh të të prekurve duke e çuar atë në 38, ndërkohë që në spitalin infektiv janë 28 raste që po marrin trajtim.

Përditësimin mbi gjendjen rreth Koronavirusit e bëri për Ministrinë e Shëndetësisë, Silva Bino. Ajo theksoi se nga 55 raste vetëm 3 prej tyre janë nën kujdes intensiv pasi gjendja e tyre shëndetësore shfaqet e rënduar.