Në Bjellorusi vazhdojnë protestat kundër presidentit Lukashenko, më 4 shtator liderja e opozitës do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Svyatlana Tsikhanouskaya mori ftesë nga Estonia, që aktualisht është anëtare jo e përhershme e Këshillit. Ndërkaq, më 8 shtator pritet t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Tsikhanouskaya ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi që u fituan nga Lukashenko por ai akuzohet se manipuloi rezultatin.