Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkon në Gjykatën e Lartë lirimin nga paraburgimi.
Me një rekurs të depozituar ditën e djeshme (3 nëntor) nga avokati i tij, Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë së vendosur nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Bazuar në Nenin 260 të Kodit të procedurë Penale, kreu i PL-së, i arrestuar prej 21 tetorit 2024 për tre vepra penale të ngritura nga SPAK, kërkon ndryshimin e masës dhe lirimin.
Çështja është në proces dhe pritet që Gjykata e Lartë të hedhë shortin dhe të zhvillojë seancën për shqyrtim dhe marrje vendimi.
Edhe pse ka bërë kërkesa të herëpasherëshme për zbutje mase të sigurisë, ai është refuzuar nga të gjitha shkallët e drejtësisë.