Aktualitet

Në Elbasan ndalohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Regis Runaj

Në Elbasan ndalohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Regis Runaj, më 29 korrik, pranë varrezave të qytetit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini” sot u prangosën një 23 dhe një 29-vjeçar, të dy banues në Elbasan.  Për arrestimin e tyre u përfshinë dhe forcat RENEA. Nga hetimet rezultoi se viktima ishte në shoqërinë e autorëve dhe u qëllua për vdekje me thikë pasi konsumuan lëndë narkotike në një park. Gjithashtu të prangosurit dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, më 20 Korrik po në Elbasan si të paguar për të monitoruar lëvizjet e tij.   Policia njoftoj se për arrestimin e dy shtetasve të dyshuar ka gjetur prova materiale të rëndësishme si njolla gjaku dhe një sasi eurosh.