Tech

Në garë me Apple, Samsung lançon smartfonin më të hollë!

Samsung Electronics bëri publike së fundmi modelin e saj më të hollë kryesor deri më sot, të “plotësuar” me karakteristika të përmirësuara të Inteligjencës Artificiale, ndërsa kërkon të kalojë rivalin Apple. Lançimi i S25 Edge është projektuar për të shfrytëzuar kërkesën në rritje, veçanërisht nga konsumatorët në të 20-at dhe 30-at e tyre. “Reagimet ishin të qarta, përdoruesit donin diçka më të hollë dhe më të lehtë për t’u mbajtur pa sakrifikuar performancën”-tha Samsung, i cili bëri ndryshime strukturore për të zvogëluar trashësinë e komponentëve të brendshëm.

Analistët thonë se lançimi ishte në kohën strategjike për të paraprirë Apple, e cila pritet të lançojë një iPhone më të hollë në gjysmën e dytë të këtij viti. “Duke e lansuar produktin disa muaj më parë, Samsung mund të ketë ndikim te Apple dhe të tërheqë konsumatorët që kërkojnë smartfonë më të hollë. Duket se është një vendim i llogaritur për të kapur atë segment të kërkesës”-tha Ryu Young-ho, një analist i lartë në NH Investment & Securities. S25 Edge do të dalë në shitje në Korenë e Jugut më 23 maj dhe në Shtetet e Bashkuara më 30 maj, tha Samsung, duke shtuar se do ta lançojë atë në rreth 30 vende, përfshirë Kinën dhe Evropën.

Seria e re Samsung Galaxy Watch8 pritet të vijë me një formë trupore të re “squircle” (një përzierje mes rrethit dhe katrorit). Kjo është e ngjashme me atë të Galaxy Watch Ultra që u lançua vitin e kaluar. Sipas të dhënave, kjo seri do të përfshijë disa ndryshime të rëndësishme në dizajn dhe funksionalitet. Galaxy Watch8 do të jetë i disponueshëm në dy madhësi, ndërsa Watch8 Classic, do të vijë vetëm në një madhësi të vetme. Pamjet e zbuluara konfirmojnë se modeli do të ketë një trup “squircle”, por me ekran të rrumbullakët, ashtu si Galaxy Watch Ultra.