Seria e re Samsung Galaxy Watch8 pritet të vijë me një formë trupore të re “squircle” (një përzierje mes rrethit dhe katrorit). Kjo është e ngjashme me atë të Galaxy Watch Ultra që u lançua vitin e kaluar. Sipas të dhënave, kjo seri do të përfshijë disa ndryshime të rëndësishme në dizajn dhe funksionalitet. Galaxy Watch8 do të jetë i disponueshëm në dy madhësi, ndërsa Watch8 Classic, do të vijë vetëm në një madhësi të vetme. Pamjet e zbuluara konfirmojnë se modeli do të ketë një trup “squircle”, por me ekran të rrumbullakët, ashtu si Galaxy Watch Ultra.

Ndërkaq, industria e pajisjeve shtëpiake po kalon një transformim të madh në vitin 2025, pasi konsumatorët kanë prioritet zgjidhjet inteligjente, efikase dhe miqësore me mjedisin që integrohen pa probleme në stilin e tyre të jetesës. Me inteligjencën artificiale (AI) që “kryeson garën”, pajisjet e sotme nuk janë vetëm mjete funksionale, por asistentë inteligjentë që parashikojnë nevojat e përdoruesve, optimizojnë konsumin e energjisë dhe përmirësojnë komoditetin. “Ndërsa AI dhe automatizimi vazhdojnë të përparojnë, pajisjet shtëpiake po evoluojnë nga makina të thjeshta në partnerë inteligjentë në jetën e përditshme”-tha João Ramos, Menaxher i Pajisjeve Digjitale në Samsung.
Pas muajsh pritjeje, Samsung më në fund publikoi përditësimin One UI 7 javën e kaluar. Megjithatë, kompania koreano-jugore u përball me probleme menjëherë pas. Samsung duhej të ndalonte prezantimin global të përditësimit One UI 7, bazuar në Android 15, për serinë Galaxy S24, si dhe për modelet Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6. Ky zhvillim u konfirmua nga tipsteri i njohur Ice Universe dhe diskutimet mbi temën e re janë shfaqur në forumet e Samsung në Korenë e Jugut.