Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë/Ja për çfarë akuzohet!

Një 28-vjeçar i identifikuar si shtetasi Kristjan Hasani u vu në pranga nga policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje nga autoritetet kosovare.  I arrestuari  akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.