Gjashtë në kërkim për vepra të ndryshme penale u arrestuan nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, të koduar “Catch 6”.
Sipas njoftimit të Policia e Tiranës, në pranga ra shtetasi K.M., 32 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.
Gjithashtu u ndalua M.N., 25 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në kuadër të këtij operacioni u kap edhe E.K., 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj e 20 ditë burg për veprën penale “Përndjekja”.
Ndërkohë, u arrestua L.H., 43 vjeç, i dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.
Policia ndaloi gjithashtu shtetasin Xh.A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, si dhe G.K., 22 vjeç, i kërkuar për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky i fundit iu dorëzua Drejtoria Vendore e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.