Bota

Në këtë shtet kryhet ekzekutimi i parë pas 15 vitesh!

Një burrë i dënuar për vrasjen e katër personave, përfshirë vëllain e tij dhe të fejuarin e motrës së tij, është ekzekutuar në shtetin amerikan Indiana, duke shënuar ekzekutimin e parë në shtet pas 15 vitesh.  Joseph Corcoran (49-vjeç) u shpall fajtor për të shtënat në korrik të vitit 1997 që vranë vëllain e tij 30-vjeçar James Corcoran, të fejuarin e motrës së tij 32-vjeçar Robert Scott Turner si dhe dy persona të tjerë, përkatësisht 30-vjeçarët Timothy G. Bricker dhe Douglas A. Stillwell.

Avokatët e 49-vjeçarit kundërshtuan dënimin e tij me vdekje për vite me radhë, duke argumentuar se ai vuante nga një sëmundje e rëndë mendore që dëmtoi aftësinë e tij për të kuptuar dhe për të marrë vendime. Në fillim të këtij muaji, ata kërkuan nga Gjykata e Lartë e Indianas që të ndalojë ekzekutimin, por kërkesa e tyre u refuzua.