Në Gjermani, mungesa në punë pas një nate feste nuk konsiderohet automatikisht shkelje. Sipas Ligjit gjerman për vazhdimin e pagesës gjatë sëmundjes (Entgeltfortzahlungsgesetz), çdo gjendje fizike apo mendore që e bën të pamundur kryerjen e punës mund të trajtohet si sëmundje, për sa kohë vërtetohet nga mjeku. Kjo do të thotë se, nëse pas konsumimit të alkoolit një punonjës ndjehet i paaftë për të punuar dhe pajiset me raport mjekësor, ai mund të mungojë pa u ndëshkuar.
Gjykatat e punës në Gjermani kanë theksuar se siguria dhe shëndeti në vendin e punës kanë përparësi ndaj shkakut që ka sjellë gjendjen. Ligji nuk nxit teprimet, por synon të shmangë rrezikun dhe të mbrojë punonjësit dhe ambientin e punës. Rikujtojmë, se në Meksikë, ndër eksportuesit më të mëdhenj të birrës në botë, një birrë e dashur dhe tradicionale për Krishtlindje është e disponueshme vetëm brenda vendit dhe për disa javë gjatë sezonit festiv.
Quhet Noche Buena, që do të thotë “Natë e Shenjtë” ose “Vigjilja e Krishtlindjes” dhe ka një stil Bock me ngjyrë të errët, aromë karameleje dhe kafe të djegur, si dhe 5.9% alkool. Në Meksikë, momenti kur kutitë e kuqe të Noche Buena mbërrijnë në supermarket është “fillimi jozyrtar i Krishtlindjeve”, thotë Marie Sarita Gaytán, autore e librit “¡Tequila!: Distilling the Spirit of Mexico”.