Aktualitet

Në Kosovë po rritet me shpejtësi kurba e të prekurve nga Koronavirusi

Në Kosovë po rritet me shpejtësi kurba e të prekurve nga koronavirusi. Nga 250 teste të kryera 24 orët e fundit, u konfirmuan pozitivë 79 vetë, çka e çon në 362 totalin e të infektuarve, prej të cilëve 7 viktima me sëmundje shoqëruese e 59 të shëruar. Deri tani në Kosovë janë kryer 3 mijë e 256 testime të rasteve të dyshuara me COVID-19.