Celebrities

“Në shtëpi po ikën…”/ Zebërvoki reagon pas daljes së Jozit nga “BBV4”: Ka shpëtuar!

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Ish-banori i “BBV4”, Zebërvoki ka reaguar lidhur me videon ku Valbona qan për daljen e Jozit:

Mesa shoh nuk paska qenë vetëm Rozana talent, Bona mbaka stafetën. O Bon se në shtëpi është duke ikur, biles ka shpëtuar…

Ndërkohë, pak më parë, përmes një postimi në Instagramin e Jozit, ish-banori ka kërkuar ndjesë publike.

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua. Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.