Lancio Music

Në Spotify për këtë javë ‘kurorën’ e mbajnë këto 5 këngë!

Rrugëtimi 5-ditor i “Lancio” mbyllet këtë të premte me një tjetër episod dinamik, ku do të dëgjoni këngët të cilat qëndrojnë në krye të klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë me këngët tuaja të preferuara, por edhe t’ju njohë me klasifikimet kudo në botë të muzikës së mirë, ne do t’ju njohim me 5 këngët të cilat qëndrojnë në krye të Spotify për këtë javë.

Lista e kësaj jave nuk ka ndryshuar, teksa po të njejtat këngë vazhdojnë të qëndrojnë në krye në këtë klasifikim. Por për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme nga vendi i pestë deri te ajo këngë që mban kurorën edhe për këtë javë në Spotify.

5.abcdefu – GAYLE

4.Enemy (with JID) – Imagine Dragons, JID, Arcane, League of Legends

3.Anitta- Envolver

2.STAY (with Justin Bieber) – The Kid LAROI, Justin Bieber

1.Heat Waves – Glass Animals