Sport

Në Turqi dyshojnë për Murinjon: Parashikoi humbjen e Benfikës dhe llogariti shkarkimin e trajnerit!

Në Turqi kanë filluar dyshimet për Zhoze Murinjon, që ka vendosur të rikthehet pas 25 vitesh te Benfika. Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, e ka trajtuar duke bërë shaka me gazetarët, për rastësinë që solli shtatori.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse Zhoze Mourinjo do të kishte humbur qëllimisht kundër Benfikës, në mënyrë që të mund të zëvendësonte Bruno Lage? Mourinjo është aq i shkëlqyer sa parashikoi humbjen e Benfikës kundër Karabag. Ai madje llogariti se Lage do të shkarkohej”, u shpreh me humor presidenti i Fenerbahçes.

Fenerbahçe humbi mundësinë për të luajtur në Champions, pasi Benfika e eliminoi. Ky dështim solli shkarkimin e trajnerit portugez.

Ironia e fatit solli humbjen e Benfikës ndaj Karabag në javën e parë. Dhe klubi portugez vendosi të shkarkonte trajnerin, për të zgjedhur Murinjon si pasues. Ky i fundit rikthehet kështu në arenën e Champions.