Në vendin tonë, sonte nis sezoni i ri futbollistik 2020-2021. Në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena” luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë ku përballë do të jenë Tirana kampione e Shqipërisë dhe Teuta si fituese e Kupës. Të dyja skuadrat e impenjuara në Kupat e Europës duan të fitojnë dhe trofeun prestigjioz. Trajneri Emanuel Egbo thotë se “Për Tiranën, kjo nuk është hakmarrje” ndërsa pritet të bëjë ndryshime në formacion. Gjithashtu Teuta duket e motivuar për të bërë të vetin një tjetër trofe, me trajnerin Edi Martini, i cili shprehet i bindur për këtë.