Gossip Showbiz

Nëna e Lamine Yamal organizon darkë gala me pagesë në Londër?

Sheila Eban, nëna e yllit të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi ka vendosur të organizojë një event gala, ku fansat mund të paguajnë për të darkuar me të.

Yamal, vetëm 18 vjeç, është kthyer në një nga futbollistët më të përfolur në botë për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera, dhe duket se familja e tij po shfrytëzon këtë popullaritet edhe jashtë fushës së lojës.

Sipas “Daily Mail”, njoftimi është publikuar në platformën Eventbrite nga kompania “JEN C Events”, ku Sheila Eban do të jetë e ftuara speciale në një festë ekskluzive të Krishtlindjeve.

Përgatituni për t’u takuar me Sheila Eban, nënën e Lamine Yamal, njërit prej futbollistëve më të mirë në botë

-shkruhet në përshkrimin e ngjarjes.

Eventi do të zhvillohet më 7 nëntor në Londër dhe është i hapur vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç.

Çmimi i biletës standarde është 150 euro, duke përfshirë një pije mirëseardhjeje dhe një darkë me tre pjata.

Një opsion tjetër prej 170 eurosh shton edhe një shishe vere, ndërsa paketa VIP – që ofron pije të pakufizuara dhe mundësinë për t’u fotografuar me Sheila Eban – arrin deri në 360 euro. Kategoria VIP, megjithatë, është shitur tashmë plotësisht.

Ky aktivitet shihet si një formë e re për të afruar fansat me familjen e lojtarit, por edhe si tregues i rritjes së industrisë së eventeve ekskluzive të lidhura me botën e sportit dhe yjet e tij.