Botë e Çuditshme Sport

Nepalezi vendos rekord me ngjitjen e 31-të në malin Everest!

Nepalezi Kami Rita, i njohur edhe si “Njeriu i Everestit”, është ngjitur në malin Everest për herë të 31-të, duke thyer rekordin e tij për ngjitjet më të shumta në majën më të lartë në botë. 55-vjeçari, i cili po udhëhiqte një grup zyrtarësh të ushtrisë indiane në mal, arriti majën e saj prej 8,894 metrash. “Kami Rita nuk ka nevojë për prezantim. Ai nuk është vetëm një hero kombëtar i ngjitjes, por një simbol global i vetë Everestit”-tha në një deklaratë organizatori i ekspeditës Seven Summit Treks.

Rita u ngjit për herë të parë në majën e Everestit në vitin 1994, duke udhëhequr një ekspeditë tregtare dhe e ka arritur majën pothuajse çdo vit që atëherë. Ai e ngjiti atë dy herë disa vite, si në vitin 2023 dhe 2024. Konkurrenti i tij më i afërt për rekordin e Everestit është nepalezi Pasang Dawa, i cili e ngjiti majën 29 herë, përpjekja e fundit e bërë javën e kaluar.

Rita më parë i ka thënë medias se si ngjitjet e tij janë thjesht punë. “Jam i lumtur për rekordin, por rekordet përfundimisht thyhen. Jam më i lumtur që ngjitjet e mia ndihmojnë Nepalin të njihet në botë”-i tha ai AFP-së në maj të vitit të kaluar. Rikujtojmë, se slpinistja pakistaneze, Naila Kiani arriti majën e malit Kanchenjunga në Nepal, duke u bërë gruaja e parë pakistaneze që ngjitet në 12 nga 14 majat më të larta në botë. Alpinistja Kiani arriti në majën e Kanchenjunga-s, duke përfunduar ngjitjen e saj, të cilën e kishte filluar në mbrëmje, në temperatura nën zero dhe reshje të dendura bore. Kiani përveç Kanchenjunga, me lartësi prej 8.586 metrash ka arritur 12 nga 14 majat më të larta në botë duke u ngjitur në malin Everest, K2, Broad Peak, Nanga Parbat, Gasherbrum I dhe II, Annapurna, Lhotse, Manaslu, Makalu dhe Cho Oyu.