Shefi i OpenAl Sam Altman thotë se nëse Inteligjenca Artificiale eliminon punën tuaj, ndoshta nuk ka qenë punë e vërtetë që në fillim. Ai e krahason atë me mënyrën se si një fermer i viteve 1970 mund t’i shihte punët e zyrës së sotme, abstrakte, të shkëputura nga bërja e çdo gjëje reale.
Çdo ndryshim teknologjik ripërcakton atë që konsiderohet punë e vlefshme. Bujqësia ia la vendin fabrikave. Fabrikat zyrave. Tani, Inteligjenca Artificiale mund të fshijë “punën e ngarkuar” përsëritëse që mbushte kaq shumë role, duke na detyruar të pyesim se çfarë është vërtet kuptimplote. Nëse puna juaj mund të automatizohet pa humbur vlerë, a ishte ndonjëherë punë e vërtetë?
Sam Altman, ka reaguar gjithashtu ndaj lançimit të fundit të iPhone Air nga Apple, i cili është telefoni më i hollë i kompanisë deri më tani. Kompania thotë se iPhone Air krejtësisht i ri është aq “jashtëzakonisht i hollë dhe i lehtë saqë pothuajse zhduket në dorën tuaj”. Është iPhone më i hollë ndonjëherë me një kornizë të trashë 5.6 milimetra, që peshon vetëm 165 gramë.
Duke lavdëruar teknologjinë, Altman shkroi në X se ky është “përmirësimi i parë i ri i iPhone që ka dashur vërtet prej kohësh! Duket shumë i mirë”. Më parë, fansat dhe analistët shpesh ankoheshin për mungesën e inovacionit, por iPhone 17 Air është shfaqur si një nga ndryshimet më të mëdha të zbuluara nga kompania në tetë vjet.
Së fundmi, Saltman, paraqiti një vizion jashtëzakonisht optimist për Gjeneratën Z, duke pohuar se nëse do të mbaronte kolegjin pikërisht në këtë moment, “do të ndihej si fëmija më me fat në të gjithë historinë”. Ai e bëri këtë pohim të guximshëm edhe pse pranoi potencialin për zhvendosje të konsiderueshme të vendeve të punës për shkak të Inteligjencës Artificiale, duke lënë të kuptohet një të ardhme ku disa vende pune do të zhduken plotësisht. Altman tha se beson se fuqia transformuese e Al ofron mundësi të papara për të rinjtë.
Lidhur me frikën në rritje për zhvendosjen e mundshme të vendeve të punës, ai tha se “kjo ndodh gjithmonë dhe të rinjtë janë më të mirët në përshtatjen me këtë”. Optimizmi i Altman buron nga qasja e pakrahasueshme në mjete të fuqishme që ofron Al, veçanërisht modele si GPT-5 e sapo lançuar. Ai parashikon një botë ku një individ mund të lançojë një kompani që arrin vlerësime miliarda dollarëshe dhe ofron produkte të mahnitshme, një arritje që dikur kërkonte “ekipe me qindra”.