Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në mbrëmje nuk rekomandohet nëse dëshironi të keni një bel të hollë. Hulumtimi i publikuar në Journal of the American Geriatrics Society tregoi se konsumimi i tepërt i pijeve të gazuara është veçanërisht i dëmshëm nëse e bëjmë atë në mbrëmje. Ekspertët arritën në përfundimin se njerëzit që i pinin rregullisht këto pije gjatë një periudhe prej nëntë vjetësh, më shpesh në mbrëmje, kishin tri herë më shumë yndyrë në bark sesa ata që nuk i konsumonin fare ose e bënin këtë vetëm herë pas here. Gjithashtu, për të mbajtur një figurë të hollë, përveç ushqimit të shëndetshëm, shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik.
Megjithatë, definimi i muskujve të barkut ndikohet edhe nga shumë faktorë të tjerë, si gjenetika, ndryshimet hormonale dhe shumë gjëra të tjera. Në përgjithësi duhen shmangur pijet e gazuara, sepse ato janë plot me sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat. kalori “boshe”. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ky ajër përfundon brenda sistemit tretës dhe shkakton fryrje. Në përgjithësi duhen shmangur pijet e gazuara, sepse ato janë plot me sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat kalori ‘boshe’. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ky ajër përfundon brenda sistemit tretës dhe shkakton fryrje.
Nëse konsumoni ushqime të yndyrshme gjatë periudhave stresuese, pirja e kakaos mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni më shpejt nga stresi, sugjeron një studim i ri. Studiuesit nga Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar gjetën se edhe pse njerëzit shpesh zgjedhin ushqime me shumë yndyrë gjatë stresit, pirja e një pijeje me kakao mund të përmirësojë rikuperimin nga efektet fiziologjike të stresit. Studimi, i publikuar në revistën Food & Function, tregon se konsumi i ushqimeve të yndyrshme dëmton funksionin vaskular dhe ul oksigjenimin kortikal gjatë stresit duke penguar më pas rikuperimin.