Shumë njerëz preferojnë të mbathin çorape gjatë natës për të qëndruar të ngrohtë dhe për të fjetur më mirë. Por ekspertët tani kanë zbuluar një arsye shqetësuese se pse ky zakon mund të ketë efekte negative për shëndetin.
Sipas shkencëtarëve, mbathja e çorapeve në shtrat krijon kushte ideale për zhvillimin e baktereve.
Kombinimi i nxehtësisë së trupit, djersës dhe pëlhurës krijon një mjedis të përshtatshëm për mikrobet që mund të çojnë në infeksione mykotike, erëra të pakëndshme dhe probleme të lëkurës.
Ekspertët e higjienës theksojnë se disa persona nuk i ndryshojnë mjaft shpesh çorapët, duke rrezikuar të flenë me një grumbullim bakteresh nga gjatë gjithë ditës. Ata paralajmërojnë që veshja e çorapeve të papastra gjatë natës mund të shkaktojë më shumë dëm se sa përfitim.
Një studim i fundit ka zbuluar se çorapet e papastra mund të jenë më të pista se një ndenjëse tualeti, sidomos nëse vishen për periudha të gjata pa u larë.
Djersa dhe lagështia e bllokuar krijojnë kushte ideale për shumimin e baktereve, duke çuar në infeksione si “këmba e atletit”.
Për më tepër, çorapet e pista mund të transferojnë baktere në çarçafët e shtratit, duke përkeqësuar më tej rrezikun e problemeve shëndetësore.
Prandaj, ekspertët sugjerojnë të shmangni veshjen e çorapeve të papastra në shtrat për të ruajtur higjienën dhe shëndetin tuaj.